Drenica mposht Feronikelin, sheh nga zona e shpëtimit

Drenica i jep ‘hov’ vetes në luftën për mbijetesë në Ipko. Sot skuadra nga Skënderaj, ka mposhtur 1-3 ekipin e Feronikelit duke u ngjitur në kuotën e 23 pikëve.

Një karton i kuq për Niklin në fund të pjesës së parë teksa shifrat ishin 1-1 është shfrytëzuar maksimalisht nga skuadra e Devollit e cila me dy gola të Ukës dhe një të Elis Frashërit, mbyll llogaritë e kësaj sfide.

Në ndeshjen tjetër atë të dy debutuesëve Besa Pejë- Arbëria, rezultati ka folur totalisht për skuadrën udhëtuese pasi miqtë shënuan tri herë dhe nuk morën asnjë gol.

Ipko java 21-të:

Besa Pejë-Arbëria 0-3

Feronikeli- Drenica 1-3

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!