Prishtina tri herë ‘mat’ Dritën


E mundi 3-1 në Antalia për Superkupë, e kaloi më pas për kualifikueset e Kupës së Kosovës dhe sot sërish në kampionat. Prishtina e Ramadanit, kthehet në pretendente kryesore.

Prishtina e bën rrugë me Dritën duke e mundur për herë të tretë në pak javë. Sot për javën e 21-të, ka marrë një fitore të rëndësishme në ‘Fadil Vokrri’, pikërisht ndaj skuadrës gjilanase të Dritës në shifrat 2-0.

Nuk shkon më shumë se barazimi ndeshja mes Gjilanit dhe Ballkanit të Shkëmbit. Sfida mes tyre u ndal te rezultati 1-1 duke bërë që kryesimi i Ballkanit të jetë me vetëm një pikë.

Po për këtë javë, Trepçe 89 ka marrë një fitore minimale por mjaft të vyer 1-0 në shtëpi ndaj Llapit.

Ipko, java e 21:

Ndeshje sot:

Prishtina-Drita 2-0

Gjilani-Ballkani 1-1

Trepçe 89-Llapi 1-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!