Skandal në Elbasan, Partizani hap portën

Disiplina pritet ta kalojë në sitë rastin e mungesës së lojes efektive të Partizanit. Mund të kërkojnë hetim edhe klubet e tjera të interesuar pasi me golaverazh mund të privohen nga klasifikimi përfundimtar.

Kukësi-Partizani 1-2

Partizani fiton ndaj Kukësit në ‘Elbasan Arena’ 1-2 dhe pozicionohet në vend të dytë pas Vllaznisë.

Një supergol i Çinarit pas një topi te ardhur nga e djathta në të 63-ën ndez ndeshjen. Sulmuesi godet me të majtën fluturimthi nga brenda zonës me topin që ndal në rrjetë.

Në minutën e 88 topi i goditur nga Çinari përplaset te trupi i Taipit me futbollitin që edhe pse e ka në kontroll topin rrëzohet në tokë. Murataj nuk zbaton fair- play dhe bën 0-2.

Më pas Partizani në kundërshtim total me rregulloren, hap portën dhe Limaj bën 1-2. Pas kësaj ndeshja përfundon por me gjasë ky veprim do të kalojë në disiplinë. Gjithnjë nëse gjyqtari apo delegati do shkruajë për këtë skandal.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!