Teuta në heshtje shtypi, ngre siparin me Kukësin

Durrsakët në momentin më të mirë sezonal. Tri fitoret radhazi teksa e fundit me Tiranën në ‘Selman Stëramsi’ (0-1) ka vlejtur “dyfish”, në një mënyrë, ka rikthyer besimin te objektivi titull.

Sakaq, Teuta, në vigjilje të javës së 21-të, vijon përgatitjet në “Olympic Park” për ndeshjen ndaj Kukësit. Edhe pse tekniku Martini foli pas fitores me Tiranën, klubi Teuta rikthehet të qëndrojë në heshtje shtypi.

Në përballjen e së premtes me ekipin e Josës, durrsakët kanë vetëm mungesën e Kuoros (kartonë). Për shortin e sotëm në Kupë, klubi ka postuar një material në zyrtare.

Postimi i Teutës:

“Në ambientet e “Stadiumit Air Albania” është hedhur shorti për turin çerkfinal të Kupës së Shqipërise. Ekipi i Teutës pas shortit të hedhur është njohur me kundërtashrin dhe do përballet me Kukësin për të siguruar kalimin në gjysëmfinale.

Fituesit në fuqi të këtij kompeticioni, pretendojnë të shkojnë deri në fund të kësaj gare dhe për këtë qëllim ekipi synon fitoren në këtë duel, që sipas rregullave në këtë fazë të 1/8 do luhet me një ndeshje.

Takimi çerekfinal i Kupës së Shqipërisë ndërmjet Teutës dhe Kukësit luhet të mërkurën më 17 mars në “Niko Dovana”,shkruan klubi Teuta

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!