Pepe rivali i rrallë i… Ronaldos

Të mërkurën në ‘Dragao’, Porto-Juventus për Ligën e Kampionëve

Ata kanë një jetë që kanë luajtur bashkë. Te Reali por dhe te kombëtarja luzitane. Pepe 37 vjeç dhe dhe Kristiano Ronaldo 36-të. Këtë herë do të jenë rivalë në Champions.

Në fakt, dy ditë para ndeshjes së parë të raundit të 16 të Champions League kundër Juventusit, kapiteni i Portos Pepe foli për UEFA-n duke treguar ambicjet e Portos në këtë duel me bardhezinjtë.

Shpresoj të fitojmë, por ne e dimë që do të jetë shumë e vështirë. Juventusi ka lojtarë të shkëlqyeshëm, ata kanë Cristianon që është më i miri në botë dhe prandaj nuk do të jetë e lehtë.

Por ne do të përpiqemi. Ne do të përpiqemi të japim më të mirën tonë dhe të ndjekim udhëzimet e trajnerit. Ne do të luftojmë në këto dy ndeshje në mënyrë që të kalojmë “, tha mbrojtësi për uebfaqen e UEFA-s.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!