Klop: Kam ende energji

Tri humbje radhazi për kampionët e Anglisë edhe në kohë të shkuara vështirë të ndeshen. Klop qëndron stoik: “Nuk iki nga Liverpul”.

Në prag të ndeshjes së parë për një biletë në 1/8 e Ligës së Kampionëve kundër Lajpcig, Jurgen Klop mohon me forcë zërat se ai po mendon të largohet nga Liverpul.

Situata?

Nuk kam nevojë për pushim. Askush nuk duhet të shqetësohet për mua. Unë mund të mos dukem si më parë sepse nuk jam i freskët, mjekra ime bëhet më e thinjur, nuk fle shumë, sytë e mi janë ashtu , por jam plot energji “.

Humbjet?

Kundër Sitit dhe Lieçester, ajo që pamë në fushë nuk pasqyron rezultatin. Ne pësuam gjithsej shtatë gola, duke shënuar vetëm 2. Kjo ndodhi për shkak të gabimeve individuale”. Disa ndyshime ndodhën gjatë sezonit. Ne kemi pasur disa ndeshje jo shumë të mira, por kohët e fundit performancat janë përmirësuar,” përfundoi Klop.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!