Merkato e varfër në Superiore? Real, Barça, Juve, Inter, asnjë afrim…

Merkato e varfër në Kategorinë Superiore? Jo. Përkundrazi, krahasuar me kampionatet elitare në Europë, mund të konsiderohet mjaft e pasur.

Në Spanjë, lëvizejt janë me pikatore dhe shenja “s’ka”‘, shoqëron më së shumti klubet e La Liga-s. Mes tyre Real Madrid e Barcelona. E njëjta gjë madje më keq akoma në Premier League ku mbi 50% e klubëve qëndruan pasiv. Edhe Shefild Utd, i fundit në klasifikim, nuk afroi asnjë lojtar nga tregu i janarit.

Lëvizje të pakonsiderueshme në Bundesligë ndërsa në Seria A, klube si Juventus, Inter, Napoli nuk kanë afruar asnjë futbollist.

Atëherë pse te Kategoria Superiore duhet të ‘qahen’?

Partizani më aktivja e dimrit afroi: Stenio Zhunior, Valentino Murataj, Anteo Osmanllari, Ferhan Hasani, Loti Celina, Geri Selita, Donald Mëllugja, Roberto Domingues, Franc Lala, Edon Hasani, Marko Van Basten Çema. Një skuadër të plotë. Po kështu dhe klubet e tjera.

Vetëm Laçi, Teuta dhe Apolonia, u shfaqen “europiane” në sesionin e janarit. Mirë apo keq, Superiorja do dalë në konkluzione pas javës së 36-të./Sporti im/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!