Domgjoni ikën nga Menemenspor

David Domgjoni (Domgjonas në pasaportë) ish-mbrojtësi i Kastriotit dhe Laçit, largohet nga Menemenspor. Sikundër ‘Sporti im’ ka evidentuar muaj më parë se ish klubi i Gentian Selmanit është i mbërthyer nga kriza, rasti i shitjes së mbrojtësit 23 vjeçar nga Kosova vertëton më së miri faktin lart.

Domgjoni ka kaluar te Balëksehirspor, që gjithashtu militon në Ligën e Parë turke dhe që së bashku me Menemenspor, endet në katet e fundit të rënditjes.

250 mijë euro duket se ka paguar klubi ri te Menemenspor. Nuk dihet nëse Domgjoni pati paga të patërhequra nga ish skuadra e parë turke. Për Selmanin kishte mjaft aludime për disa mijra euro të padhëna…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!