Canaj, emri i ri te Korabi

Agim Canaj rikthehet të trajnojë një skuadër futbolli. Ish- mesfushori i Dinamos së lavdishme sot 58 vjeçar, ka vendosur të veshë tutat e trajnerit dhe ti sulet Korabit për ta ngjitur në Superiore.

Vlonjati merr zyrtaisht vendin e Klevis dalipit i cili ditë më parë u largua nga verilindorët. Klubi i Korabit shkruan:

Agim Canaj merr drejtimin e Korabit! Trajneri i ri u prezantua sot përpara ekipit. I urojmë suksese në vijim”.

Agim Canaj numëron disa skuadra që ka drejtuar në të shkuarën. Vllaznia, Dinamo, Lushnja, Shkumbini, Besa, Skënderbeu, Flamurtari, Gramozi, Bylisi, Kukësi dhe Tërbuni janë klubet me të cilat ka punuar vlonjati.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!