Prezantim europian i stafit të ri të Dinamos

Dinamo sikundër dhe ishte në axhendë ka prezantuar sot stafin e ri teknik me Françesko Morieron dhe ndihmësi të tij Fabricio Mikolin.

Dy ish- futbollistët e shquar të vitëve të kaluara në Seria A, tani në trajning, ishin në krah të presidentit Marko Pontreli. Në staf edhe italiani Kristian Parabita.

Presidenti i Dinamos, Marko Pontreli:

“Përshëndetim trajnerin e mëparshëm Kamarata bashkë me zëvendësin e tij. Pretendohet që me trajnerin e ri të kalojmë në një nivel tjetër kualiteti dhe cilësie.

Siç e thashë më parë, Kamarata zgjodhi me dëshirën e tij një rrugë tjetër. E mirëkuptova. Zgjodha një kopje trajenrësh, super të kualifikuar dhe që janë të njohur në rangun ndërkombëtar.

Do të donim t’i jepnim Dinamos një zgjim të fuqishëm.

Nuk është faji që Dinamo që nuk kem stadium. Kam gjetur një klub pa qendër sportive, lojtarë, fanella.Dua t’ju informoj se kemi dy fusha në dispozicion. Këta zotërinj kanë vlerësuar më shumë miqësinë se paratë, ndryshe nuk do të ishin këtu.

Tifozët më kuptojnë se e kam shpëtuar klubin.Skuadra është përforcuar për të luftuar, pastaj futbolli ka dinamika të tjera.

Nuk dua të futem në historinë e kaluar të Dinamos. Nuk më interesojnë problemet dhe kush e ka patur fajin. Dinamo ka një identitet, si me rezultate pozitive dhe negative, unë e mbaj përgjegjësinë” tha Pontreli.

Françesko Moriero, trajner i Dinamos: 
“Dinamo – Jo çdo gjë është paraja. Kam ardhur më parë këtu të vëzhgojë sisa lojtarë. Krijuam lidhje me Pontreli. Presidenti më thirri në Romë një bashkëbisedim. U fol për një ekip që është në vendin e parë E kuptova rëndësinë e saj. Objektivi jonë primar është të vazhdojmë me këto rezultate. U thashë djemve në stërvitje se duhet të punojmë çdo ditë për të punuar. Të jemi me këmbë në tokë. Gjëja më e rëndësishme është të shkruajmë historinë.

Kamarata ? Ka bërë punë të mirë, shpëtoi vjet Dinamon.

Kam luajtur në shumë klube. Nuk di të shkëpusë një rast. Dua që Dinamo të krijojë identitetin e saj. Kam parë ndeshjet bashkë me Fabricion. Dinamo ka shumë potencial. Nuk mund t’ju jap një premtim në këtë moment, sepse premtimet nuk ekzistojnë në futboll. Ndeshjet do t’i marrim me radhë dhe t’i fitojmë”.

Fabricio Mikoli, zv/trajner i Dinamos:

“Morieron e kam mik, është përvoja e parë si trajner. Nëse do të duhet që Dinamo të shënojë, do të futem në fushë. Nuk kam ofertë në Itali? Prej Falkones. Kam akademinë time dhe gjendesha shumë mirë. Erdha në Shqipëri për të punuar me Morieron, që kam mik. Nuk kam pasur oferta.

Fjalët për Falkonen ? Ka ndodhur në 2008, ishte ora 05:00 e mëngjesit dhe kishim fituar kampionatin. Ka 9-10 vjet që kam kërkuar falje.

Identeti i klubit fillon nga të rinjtë që është përgjegjësia ime te Dinamo. Po të zgjidhja si shembull, do të veçoja Benfikën, sepse ka prodhim në madh në çdo sport”.

Administratori Ermal Barushi:

Nuk kemi nevojë për ndryshime të mëdha. Kemi diskutim për 2-3 lojtarë. E kemi mbyllur për një mesfushor. Mendoj se grupi është i plotë dhe konkurenca është e madhe. Kemi ekipin U21 në vendin e dytë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!