Urdhër nga lart, Flamurtari drejt privatizimit

Vllaznia në proces ndërsa te Flamurtari, sapo janë njohur me shkresën që detyron klubin të nisë procedurat për privatizim.

Ministria e Fiancave dhe Ekonomisë referuar ligjit nr.105 të vitit 2020 për ‘Privatizimin e klubëve’ ka njoftuar me shkrim.bashkinë Vlorë.

Në fakt te klubi Flamurtari ende ka paqartësi por dje Këshilli Bashkiak i mbledhur me variantin viedo, përmes sekretarit Agron Gjipali është njohur me këtë shkresë të ardhur nga Ministria.

Ky ligj i cili detyon klubet për të përfunduar brenda një viti kalendarik pivatizimin ka dalë në korrik 2020.

Sakaq mësohet se nëse administratori aktual Idrizaj do jetë pjesë e ofertes për të blerë aksionet atëherë atij do ti njihen investimet.

Në aspektin skuadër, Flamurtari i rrëzuar nga Superiorja edicionin e kaluar, po vuan edhe në kategori të parë teksa skuadra e Resulit, mban vendin e 7-të në Grupin B.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!