Josa shkon te Kukësi, Hallaçi mbetet në staf…

Nuk kanë të ndalur bëmat në klubet e Kategorisë Superiore. Mirel Josa, 57 vjeç, do të marrë vendin e Rrahman Hallaçit te verilindorët.

Tekniku ‘engjëll dhe djall’ me Tiranën (kampion dhe e rrëzoi nga Superiorja) kampion me Skënderbeun në të shkuarën, ka firmosur për 18 muaj.

Efekti “domino” për Rraman Hallaçin i cili sapo mori dy fitore, do ti duhet të rikthehet në rolin e ndihmësit. Verilindorët e nisën sezonin me Skënder Gegën i cili disa javë më parë, dha dorëheqjen pa dhënë shumë argumente për largimin.

Ky është trajneri i tretë në 16 javë te Kukësi i këtij sezoni. Verilindorët, ende nënkampionë në fuqi, aktualisht janë në vendin e 5-të të Superiores me 23 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!