Mazrekaj fundos Tiranën, Laçi…

Kategoria Superiore java e 16: Tirana-Laçi 0-1 (Mazrekaj 72′)

Kurbinasit arrijnë fitoren e parë sezonale jashtë shtëpie.

Tirana humb Deden dhe ndeshjën e sotme ndaj bardhezinjëve të teknikut Shpëtim Duro. Në ‘Selman Stërmasi’ bardheblutë pësuan disfatën në shtëpi nga Laçi me rezultatin 0-1.Një perlë të Mentor Mazrekajt realizuar në 72-tën, vendimtare pėr kurbinasit.

Takimi karakterizuar me raste nga të dyja skuadrat,ia rriti vlerat përballjes. Megjithatë me kalimin e minutave,kurbinasit u treguan më të zotë jo vetëm duke krijuar por dhe arritur të shënojnë dhe në pjesën e dytë.

Pas largimit të beftë të Dedes, për mosmarrëveshjeve për formacionin me presidentin bardheblu, skuadra u drejtua nga drejtori Osmani.

Tirana duket se i ka rënë me ‘shqelm’ objektivave sezionalë duke e kthyer ekipin kampion në një ‘ndërmarrje’ pa të parë…

Ndërkohë, Laçi falë shpritit të garës në këtë takim dhe të një drejtimi profesional nga Shpëtim Duro, fiton tri pikë dhe merr provizorisht vendin e 4-ët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!