Teuta barazon me Partizanin, feston Vllaznia

Kategoria Superiore java e 16-të: Teuta- Partizani 1-1 (Krasniqi 37’/ Asani 8′)

Në tribunën e ‘Niko Dovana’, edhe sulmuesi Ferhan Hasani i cili pritet të zyrtarizohet nga Partizani.

Supersfida e Durrësit mes Teutës dhe Partizanit u mbyll 1-1. Ndonëse Kastrioti i’u dha një bonus dje teksa ndali kryesusin, Vllazninë, sot as vendasit e as miqtë e Partizanit, nuk fituan dot.

Fillimisht skuadra e Dajës befason me Jasir Asanin kur kronometri shënonte ‘8’. Kundërzbritje e shpejtë me sulmuesin shkupian që provon dy herë. Fillimisht ndalur nga këmbët e Hoxhës, teksa me tentativën e dytë me një diagonale të hidhur, kalon Frashërin.

Më pas, nis stuhia e sulmëve të Teutës e cila dominon në lojë e raste. Për të ardhur në fund të pjesës së parë aty ku Blerim Krasniqi kërcen me kokë në qëndër të mbrojtjes dhe bën1-1.

Fraksioni i dytë është sërish më i mirë për ‘djemtë e detit’ por Krasniqi në një tjetër mundësi, godet lehtë dhe Hoxha eviton golin. Edhe Partizani tenton me Malën pak minuta nga fundi. Fillimisht pretendon për penallti e më pas godet në ‘mur’ topin nga loja e ndaluar.

Murataj në fund lë me 10 vetë Partizanin, ndërsa Teuta nuk arrin të shënojë golin e tri pikëve. Barazimi që i shkon për shtat më shumë rivalëve si Vllaznia, Laçi, Kukësi e Tirana.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!