Ndreu: Mision i vështirë por Kastrioti do pikë

Ramazan Ndreu nuk dorëzohet lehtë. Edhe kur i duhet të operojë me një kontigjent të cunguar ndaj kryesusit të kampionatit në transfertë.Në pritje të ndonjë futbollisti nga tregu i janarit…

Përballjen e nesërme me Vllazninë në Shkodër, e ka mision të vështirë por sërish tekniku në daljen për mediat i jep kurjao të tijëve:‘Duam rezultat pozitiv’.

Ndaj Vllaznisë?Vllaznia është një skuadër shumë e mirë, që po bën shumë mirë këtë sezon, por jam i bindur që nëse japim maksimumin, mund të marrim pikë në Shkodër. Ndeshjet e fundit kemi bërë shumë mirë dhe kjo më jep optimizëm, por na duhen pikë dhe shpresoj t’i marrim duke nisur nga nesër në Shkodër”

Kontigjenti?“Janë rikuperuar disa futbollistë, por sapo kanë nisur stërvitjen dhe nuk do t’i kemi gati për nesër, pasi duam të mos i rrezikojmë. Sa i përket merkatos, është pak e vështirë të marrësh lojtarët e duhur në janar, pasi duhet paguar për prishjen e kontratës dhe ne nuk e kemi këtë luks. Po punojmë në disa drejtime dhe shpresoj të përforcohemi deri në fund”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!