Këtu, Superiore 16-të

Në dy ditë, Kategoria Superioe luan javën e 16-të.
Sot në ‘Elbasan Arena’, Kukësi për të konfirmuar se ka lënë pas krizën e rezultateve. Fitorja në Fier me Apoloninë për javën e 15-të, bonus moral.
Bylis pavarësisht largimëve, prurjet e fundit sjellin optimizëm. Fundja në fushë asnjënëse luajnë…
Skënderbeu duket i rikthyer te shifrat teknikë pozitivë. Barazimi në Laç, por dhe afrimet e fundit e kanë rritur adrenalinën e juglindorëve. Sot ndaj Apolonisë në shtëpi.Ndërkaq, ekipit të Kamaratës i rikthehet futbollisti kryesor Redon Mihana që së bashku me Smaçin, Sotën e Gjatën, kallin jo pak frikë
Në Shkodër duket se janë në një realitet tjetër. Me ‘tortën’ e Brdariç ende në duar, shkodranët kërkojnë tri pikë të tjera sot ndaj Kastriotit.Kryesuesit me 9 pikë më shumë se vendi i dytë ende pa presion. Krutanët me organikë të cunguar por me egon e një përballje ‘alla derbi’,
Pas fitores në derbi, të kuqtë shihen si rivali i parë i shkodranëve që me gjasë janë duke i besuar kontigjentit aktual duke mos afruar ndonjë futbollist cilësorë. Por dhe Teuta të cilën kalendari e vendos nesër përballë të kuqëve.Partizani shumë pranë afrimit të një futbollisti si Frehan Hasani.
Tirana e paqëndrueshme, mbahet ‘zvarrë’nga barazime të shumta.Pa i shtuar humbjen në derbi me Partizanin. Një reflektim nesër ndaj Laçit, më e pakta që pritet të bëjë kampionia në fuqi. Ndryshe, Dede nuk ka hiç mirë punët te pankina bardheblu. Sikundër dhe Laçi. Edhe kurbinasit në një provë të madhe.
Sot java e 16-të:
13:45 Kukësi- Bylis (Elbasan Arena)
13:45 Skënderbeu- Apolonia
16:45 Vllaznia- Kastroti
Nesër 25 janar:
13:45 Tirana- Laçi
16:45 Teuta- Partizani