Brdariç pyet: Luajmë më mirë në sulm apo mbrojtje?

Rubrika e re e ‘Sporti im.al’, ‘Flasin trajnerët’, sjell deklarata pikante të teknikëve pas takimëve të javës së 15-të ndërsa përfshin dhe dy teknikët që luajnë nesër Daja e Dede (Partizani,-Tirana).

Brdariç (Vllaznia):”Nuk e dimë se ku luajmë më mirë në sulm apo mbrojtje”.

Kamarata (Apolonia) “Ishte një ndeshje me dy fytyra. Apolonia është skuadër e bukur dhe e gjallë”. 

Hallaçi (Kukësi):Me Vllazninë edhe një pikë mjaftonte. Akoma nuk kemi dalë nga kriza. Shpresojmë të vazhdojmë me rezultate pozitive”.

Edi Martini (Teuta) Fitorja me Kastriotin? Na e zgjidhi klasi i Dejvit (Bregut). Nuk u shqetësuam se fitoi Vllaznia”.

Ramazan Ndreu (Kastrioti): “I kam thënë arbitrit që kujdes me ata që simulojnë.Nuk ia vlen ta zgjasim, nuk ishte faull.” 

Gentian Liçi (Skënderbeu): “Ideja e klubit ishte të promovonim lojtarë të rinj, por është e vështirë në Superiore. Në verë kemi provuar 100 futbollistë.”

Dovedan (Bylis): “Goli ka nisur që nga faulli. E mbajti me dorën e majtë dhe e rrëzoi, më pas ka dhënë pasin për golin që shënoi Vllaznia”.

Shpëtim Duro (Laçi): ” Rivalët na kanë goditur me episode Disa lojtarë nuk e kanë stofin për të marrë përgjegjësi”

Ilir Daja (Partizani në konferencë sot): Kthimi i Çinarit? E quaj si një blerje kthimin e tij sepse është një nga lojtarët më cilësorë të Superiores dhe Partizanit. 

Nevil Dede (Tirana, konferencë para derbit me Partizanin nesër):Jemi i vetmi ekip që nuk kemi humbur prej 11 ndeshjesh. Derbin dua ta shijoj” Egbo? Do merrem me të tashmen jo të shkuarën”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!