Krymi e bëri hapin e madh…

Gjithnjë për Ardit Krymin ka patur një frazë në qarkullim: “Kur do ta bëjë hapin e madh numri 6-të kuqeblu”? Dhe kjo pasi për syrin e specialistëve, mesfushori shkatërrues por dhe ndërtues, ka ofruar gjithnjë tregues teknikë të jashtëzakonshëm.

Me një diapazon të madh e tregues në rritje, Krymi aq i dobishëm në mesfushë, vjen. Në majë…me 32 pikë.

Krymi pas ndeshjes me Kukësin fituar 0-1 nga Vllaznia:

“Kemi bërë maksimumin gjithmonë, falë fjalëve të trajnerit që na mbajnë me këmbë në tokë. Ndeshje ka shumë, është ende herët.

Ky është viti më i mirë i imi. Është viti i 7-të te Vllaznia. Ka të bëjë besimi shumë, që më është dhënë në skuadër, dhe po e shfrytëzoj.

Kukësi? Duke parë diferencat që janë, Kukësi nuk na vuri në vështirësi. 15 pikë nuk janë pak, Kukësi përjashtohet nga gara për titull, me këtë diferencë. Ndihesh me lirshëm kur luan për të shkuar në Europë se për mbijetesë. Me punë dhe vullnet gjërat bëhen më mirë.

Jemi duke e vuajtur shumë mungesën e tifozëve. Kemi shumë nevojë për ta. Pandemia nuk ka qenë avantazh. Është e vërtetë që jemi dhe lojtarë dhe tifozë. Luajmë për një fanellë që e kemi vuajtur shumë dhe e duam shumë”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!