Hallaçi i “dërrmuar”: Kukësi i thotë lamtumirë titullit

Rrahman Hallaçi pas katër humbjeve radhazi, flak tej teprimet për një skuadër pretendente dhe pranon krizën e Kukësit: Titulli nuk duhet përmendur më”-tha Rrahman Hallaçi, trajneri i Kukësit pas humbjes 0-1 me Vllazninë në ‘Elbasan Arena’:

Hallaçi pas takimit:

Situata është jashtëzakonisht e vështirë. I thashë skuadrës që të kishim kujdes dhe nuk duhet ta humbisnim këtë ndeshjen. Moment jashtëzakonisht i vështirë. Krizë totale. Këto ishin mundësitë në këto moment. Vllaznia ishte më lartë se ne, ishin më lirshëm. Kur je në gjendje krize duhet të shtangohesh shumë nga mbrapa.

Më vjen keq, sepse morëm një gol nga gabim teknik. Shkuam te porta, por duhet të shënosh. Duhet ta pranojmë se jemi në situatë jashtëzakonisht të vështirë.Fjala titull kampion, nuk duhet të përmendet më. Tani duhet të mendojmë si të dalim nga kjo situatë e rënduar. Ka lojtarë cilësor, por nuk po japin atë që duhet. Po vuajmë si skuadër në total, nuk është se po vuan në një repart. I thashë skuadrës vetëm mos u humbasim.

Të paktën të merrnim 1 pikë. Në këto momente që flasim, kaq ishte mundësia. Nuk e di çfarë do bëjmë në të ardhmen. Do flasim edhe me drejtuesit.Ngërçi psikologjik është i pranishëm. Të gjithë së bashku duhet të japim maksimumin. Kemi pasur gjendjen e rënduar. Lojtarët me eksperiencë duhet të marrin më shumë përsipër. Skuadra e Kukësit nuk ka qenë asnjëherë në këtë situatë kaq të vështirë.Vllaznia është cinike, ka avantazhe, është në vendin e parë, luajnë më lirshëm. Edhe po të humbisnin sot, nuk iu ndodhte asgjë.

Nuk është puna te vetëbesimi. Është e pafalshme për ne që mos marrim 1 pikë. Por kuptohet është situatë e ndërlikuar shumë. Jemi për t’u kritikuar nga i pari tek i fundit.Nuk mund të themi që Vllaznia është e vështirë, Apolonia e lehtë. Problemi është te vetja jonë. Kemi folur vazhdimisht në analizat teknike, vjen një moment që analizat nuk kanë vlerë, në fushë është komplet ndryshe. Duhet karakter.

Ndaj jemi zhytur në këtë situatë të vështirë.Kemi folur me lojtarët anësor gjatë gjithë kohës, që të qëndrojnë të mbyllur. Pjesën e parë shkuam mirë dhe pjesën e dytë të njëjtën gjë iu thashë. Gabime teknik na penalizoi shumë. Edhe te mesi i fushës kemi vuajtur, ishim më dobët se radhët e tjera”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!