Palmerias në finale, sot Boka- Santos…

Finalja e Kupës Libertadores luhet në 30 janar në mitikun e Rio De Zhanieros, ‘Maracana’.
River Plate skuadra famoze e Argjentinës mundi Palmeiras të Brazilit 2-0 mbrëmë në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së ‘Copa Libertadores’. Megjithatë, klubi brazilian kaloi në finale e këtij versioni të Ligës së Kampionëve të Amerikës së Jugut, pasi kishte fituar 3-0 në ndeshjen e parë të luajtur në 6 janar.
River kaloi përpara në minutën e 29-të me një gol të Robert Rojas. Pa u mbyllur pjesa e parë, Borre gjeti të dytin në minutën e 44-t. Me startin e së dytës, Borre ia doli të shënojë dhe të tretin por goli u anulua. Argjentinasit vështirësuan punët në 18 minutat e fundit pasi luajtën me një lojtar më pak. Rojas u përjashtua për shkak të kartonit të dytë të verdhë.
Ndërkaq me biletën për në finale, Palmeiras do të mësojë sonte se me cilin ekip do të diskutojë trofeun e madh të Amerikës së Jugut. Gjysmëfinalja e dytë, Boka Xhuniors – Santos luajnë sonte. E vajtjes ka përfunduar 0-0.
River Plate- Palmerias 2-0 (0-3)
Gjysmëfinale; Sot 23:15
Santos-Boka Xhunior 0-0 e vajtjes