Strakosha nxirret në shitje

U përplas me Simone Inzagin, Strakosha përfundon në…merkato

Lazio nxjerr në shitje Tomas Strakoshën. Kështu deklarohet nga klubi kryeqytetas lidhur me portierin kuqezi.Irritimi Strakoshës pasi ka mësuar se nuk do të ishte titullar këtë javë ndaj Parmës, i ka kushtuar shtrenjtë portierit shqiptar.

25 vjeçari ka demostruar me gjeste se nuk i pëlqejnë marifetet e fundit te trajnerit lacial Inzagi dhe ka hedhur dorashkat në tokë pasi kishte mësuar vendimin e teknikut. Më pas,Strakosha u përpoq të ruante qetësinë duke deklaruar se kishte probleme fizike.

Edhe klubi e mbështeti këtë hipotezë për të mos krijuar telashe mediatike, por është mësuar se Strakosha është gjobitur për këtë veprim aspak të pranueshëm për një klub si Lacio. Ky veprim i nxituar i portierit shqiptar, ka shtyrë drejtuesit e Lacios ta deklarojnë se ai është pjesë e tregut të janarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!