Projektohet Dinamo e madhe, Moriero e Mikoli prezantimi të martën

Emrin e ka të madh ndërsa numëron 18 tituj kampion, 13 Kupa të Shqipërisë, nënkampione e Ballkanit në 1969 dhe shumë pjesëmarrje në Kupat e Europës ndërsa ka kaluar tri herë turin e parë. Prej disa sezonesh (që nga 2012-13) militon në kategori të Parë.

Pikët për t’u rikthyer në Superiore ende nuk janë të mjaftueshme por te klubi Dinamo që tani flasin për një rikthim të madh.

Sot klubi njoftoi fillimisht për një seli strategjike në Romë, aty ku pritet të ndërthuren emrat e futbollistëve të ndrysheëm që mund ti bashkohen Dinamos.

Presidenti Pontreli ka zgjedhur kryeqytetin Italian, Romën si seli qëndrore për këtë qendër strategjike, e cila do të ketë inaugurimin e parashikuar në ditët e para të shkurtit dhe do të ketë të ftuar futbollistë simbol të futbollit ndërkombëtar. “

Ndërkaq, Dinamo njofton se ditën e martë 0ra 18:00 do të prezantohen zyrtarisht emrat e mëdhenj të stolit të skuadrës. Françesko Moriero dhe Fabricio Mikoli.

Njoftimi:

Ditën e martë në orën 18:00 bëhet prezantimi zyrtar i trajnerit Francesco Moriero sëbashku me stafin e ri teknik, zv. trajnerin Fabrizio Miccoli dhe Christian Parabita në rolin e përgatitësit atletik.Konferenca do të mbahet në zyrat e FK Dinamo.Ftojmë të gjitha mediat të jenë të pranishme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!