Kamarata e bën fakt të kryer, ikën nga Dinamo…

Pritet të jetë ‘betejë’ ligjore. Gjithënjë nëse Fabricio Kamarata nuk ka marrë pëlqimin e presidentit të Dinamos Marko Pontreli pr tu larguar.

Italiani i cili një vit e gjysmë më parë u emërua si trajner te 18 herë kampionët ka gati manovrën e re. Atë të nënshkrimit me Apoloninë e Fierit.

Palët janë në “sulm”. Kamarata e thotë në zyrtaren e tij se i ka dhënë fund me Dinamon.

Statusi i Kammaratës:
“Ndonjëherë në futboll ndodhin disa gjëra të papritura, për të marrë vendime të caktuara. Mbyll mandatin tim si trajner i Dinamos. Dua të falenderoj Dinamon dhe në veçanti presidentin Pontrelli, që më dha mundësinë të jem trajner i një klubi kaq të rëndësishëm.

Gjithashtu falenderoj administratorin e klubit, Ermal Barushin, për të gjithë punën e bërë; të gjithë futbollistët që kam stërvitur, sepse kanë qenë profesionistë të vërtetë dhe u uroj më të mirat në karrierë.

I falenderoj dhe tifozët Dinamos që na kanë mbështetur gjithmonë dhe meritojnë më tepër. Këto 13 muaj kanë qenë të rëndësishme për mua, sepse fillimisht garantuam qëndrimin në Kategorinë e Parë, ndërsa sot jemi “kampionë të dimrit” dhe në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Dinamon do ta kujtoj gjithmonë dhe do të jem tifoz i saj duke shpresuar t’ju shoh sa më shpejt në Kategorinë Superiore.
Faleminderit për gjithçka!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!