Troisi ndërron ‘lic’, shkarkohet nga Turbina

Trajneri shumëshetitës Marcelo Troisi zyrtarisht nuk është më pjesë e Turbinës së Cerrikut. Braziliani, ditën e djeshme është përshëndetur me futbollistët përmes “sms”-ve dhe më pas është larguar.

Konfirmimi për largimin e tij nga stoli i Turbinës u bë zyrtar edhe nga presidenti i Turbinës Gentian Gjoka i cili tha se e ka shkarkuar trajnerin për mosrealizim objektivi.

 “Profesor Marcello Troisi nuk do të jetë më pjesë e Turbinës!

Tekniku brazilian është larguar nga Turbina dhe duke na falënderuar dhe respektuar, por për arsyet e tij ai ka dhënë dorëheqjen. Ne e falënderojmë për të gjithë punën e bërë dhe për kontributin e tij tek ekipi i Turbinës!  Faleminderit dhe suksese profesor Troisi”, njofton Turbina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!