Shkëndija mundet në shtëpi nga Pelisteri

Ndeshjet e fundit për vitin 2020 në kampionatin e futbollit të Maqedonisë së Veriut, luajtur mesditën e sotme, nuk i shpëtuan surprizave.

Për javën e 18-të Shkëndija e Ernest Gjokës, befasoi në shtëpi duke u mundur nga Pelisteri i parafundit në rëndtije me një penallti të kohës shtesë.

Befasi edhe në derbin shqiptar Shkupi- Struga. Skuadra mike, ia ka dalë të bëjë ‘trimin’ (kupto: Struga emërtohet Struga Trim&Lum) teksa ka shënuar 2 gola e pësuar 1. Ngjitje magjike e struagnëve, shohin nga zona e Europës.

Sukses i madh edhe për Renovën e cila fiton jashtë 2-3.

Rezultate sot në ‘Prva Liga’, java e 18:

Belasica-Vardar 0-3

Shkupi-Struga 1-2

Makedonija GP-Renova 2-3

Rabotniçki- Borec 2-1

Sileks-Akademia Pandev 1-2

Shkëndija- Pelister 0-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!