Do luhet të dielën, Superiorja e ‘tetë’

E diela e 13 dhjetorit 2020, ofron ndeshjet e javës së 8-të të Kategorisë Superiore. Skuadrat me objektivët në ‘sirtare’, kanë të tjera përballjeje prej të cilave do mund të marrin përgjigje vetëm pas ndeshjeve parashikuar në kalendar.

Nuk ecën topi për Bylis, Laçi e Teuta. Befas pas 7 javëve, të tri këto klube me pritshmëri ndryshe ende nuk po ngjiten aty ku pretendojnë.

Bylis e ka finale me Kastriotin. Nëse dhe këtë radhë nuk ‘ndez’ domosdo që masat për stafet dhe lojtarë të caktuar, janë në derë.

Në Durrës luajnë dy skuadrat që në start llogaritëshin si siduesit e Tiranës për titullin. Ndonëse vetë bardheblutë por dhe nënkampioni Kukësi, e flaken tej krizën ndërsa janë afruar me kreun, Teuta dhe Laçi duhet ta zgjidhin ‘nyjën’ mes tyre. Supersfida vjen nga ‘Niko Dovana’ duke nisur nga ora 16:45.

Megjithatë dueli i ‘Loro Boriçit’ Vllaznia- Partizani duket një hap para. Shkodranët kryesues dhe Partizani që ndjek ( i treti), në provën e madhe. Dy skuadrat kanë rivalizuar prej dekadash dhe shpesh i kanë ‘prishur’ punë njëra-tjetërs…

Tirana dhe Kukësi për të marrë pikët maksimale ndaj Apolninë dhe Skënderbeut. U tha se e kanë kaluar krizën….

Të dielën, Java e 8-të Superiore.

13:45

Bylis-Kastrioti

Tirana-Apolonia

16:45

Teuta-Laçi

Vllaznia-Partizani

Kukësi-Skënderbeu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!