Vllaznia pret Partizanin, Dunga…

Të gjithë në Shkodër e më gjërë po ndjekin me vemendje ecurinë fantastike të skuadrës së Vllaznisë në edicionin e 82-të kombëtar të futbollit.

Shkdoranët kryesojnë pas shtatë javësh kampionat duke grumbulluar 16 pikë, 3 më shumë se Kukësi i vendit të dytë. Kuqeblutë e Brdaric do të kenë një ndeshje deçizive të dielën, teksa në 16:45 në “Loro Boriçi” do të vizitojë Partizani.

Edhe pse ka optimizëm te Vllaznia duket se do të kenë disa mungesa. Ismael Dunga do të udhëtojë drejt Afrikës, (Kenia) pasi i duhet të rinovojë pasaportën dhe më pas të marrë lejen e qëndrimit në Shqipëri.

Me gjasë ish-ulmuesi i Luftëtarit dhe Tiranës do mungojë afro 2 javë, duke humbur dy ndeshje. Da Silva dhe Arsid Kruja janë mungesat e tjera të kuqebluve për të cilët stafi teknik e ka gati zgjidhjen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!