Finale në Madrid, Amsterdam e Salsburg, Interi…pret Shahtjorin

E gjithë vemendje sot në Ligën e Kampionëve, turi i fundit i fazës në Grupe në impiantet e Madridit, Amsterdamit dhe Salsburgut.

Do luhen biletat e fundit të disa ekipëve që i kanë lënë situatat deri në xhiron e fundit përpara se të sigurojnë kalimin në 1/8 e Champions.

Betejë që në 18:55 ndërsa Ajaks dhe Atalanta ndajnë në ‘Johan Krujf Arena’ mes tyre se cila kalon në grupin D.

Në Madrid, Reali domosdoshmërisht në gjurmim të tri pikëve për të ecur përpara. Në lojë dhe Interi teksa nëse fiton Reali dhe mund në Milano Shahtjorin kalon në 1/8-at. Mjaft e komplikuar, me të 4 skuadrat në valle.

Edhe te Grupi C ka një finale. Në Austri, skuadra e Atletiko Madrid lipset të mos humbë ndaj Salsburgut për të vijuar më tej. Vendasit gjithëçka për gjithëçka.

Ndeshje shtesë sot në Paris aty ku mbrëmë plasi skandali me racizmin e gjyqtarëve rumunë. UEFA ka vendosur për gjyqtarë të tjerë dhe sfida PSG-Bashaksehir do luhet për kohen e mbetur.

18:55

Ajaks-Atalanta
Midtjylland-Liverpul
Paris SG-Bashaksehir *(0-0 nis në të 16′ për tu përfunduar)

21:00
Bajern-Lokomotiva Moskë

Inter-Shahtjor Donjetsk
Mançester Siti-Marsejë
Olimpiakos- Porto
Real Madrid-M’Gladbah
Salsburg-Atl. Madrid

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!