Ronaldo lë në hije Mesin, racizmi i plas në derë UEFA-s

Dortmund i pari dhe Lacio pas tij janë dy të kualifikuarit e Grupit F. Rezultatet teknike të orës 18:55 i dhanë fund hamendësimit nëse Bryzh mund të spostone ekipin e Lacios.

Në Grupin E, Çelsi dhe Sevilja të kualifikuara që në xhiron e kaluar.

Nëse në Paris skandali i takon racizmit të gjyqtarëve me futbollistët turq që u larguan nga fusha, te Grupi G, Barcelona turpërohet nga Juventus në shifra të thellë.

Ronaldo fiton betejën ndaj Mesit duke shënuar dy gola por Juve realizon dhe dy gola të tjerë me MekKeni (supergol) e Bonuçi. Ndryshimi është se VAR anuloi golin e kapitenit teksa më parë kishte anuluar dhe një penallti për vendasit blaugrana.

Ndërkaq, gjermanët e Lajpcig, mundën Mançester Junajtid 3-2 duke marrë tri pikë dhe biletën e kalimit nga Grupi H. Për ndeshjen PSG-Bashaksehir, pritet vendimi nga UEFA.

Rezultatet e sotme:

Zenit-Dortmund 1-2

Lacio-Klub Bryzh 2-2

Çelsi-Krasnodar 1-1

Renës -Sevilja 1-3

Barcelona- Juventus 0-3

Dinamo Kiev-Ferencvarosh 1-0

PSG-Bashaksehir ( 0-0 anuluar në të 20′)

Lajpcig- Mançester Junajtid 3-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!