Kadiz mund Barcelonën, Real shpëton në Sevilje

Juventus dhe Inter vihen në ndjekje të Milanit në Seria A. Bardhezinjtë mundën në derbi Torinon 2-1 ndërsa Inter kaloi 3-1 Bolonjën. Fiton dhe Lacio 1-2 ndaj Specias.

Fiton Real Madrid në Sevilje me vendasit e Lopeteguit 0-1. Një gabim i portierit andaluzian mban në ‘lojë’ Zidan. Kalon edhe Atletiko 2-0 ndaj Vajadolid. Levante shkatërroi Getafen 3-0, por humbja e Barcelonës në fushën e Kadizit 2-1 i kalon parashikimet.

Në Bundesligë, dita e sotme ofroi supersfidën Bajern Mynih- Lajpcig. Shifrat në fund 3-3.

Në Premier League, Junajtid fiton në Londër ndaj Uest Ham 1-3, Siti kalon 2-0 Fulham ndërsa Bërnli- Everton 1-1. Pati rikthim të tifozëve në tribuna.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!