Derbi i Torinos në A, Mojes ndaj Junajtid në Londër

Seria A:

Juventus- Torino derbi i ‘Mole’ luhet sot duke nisur nga ora 18:00 në ‘Juventus Stadium’. Me kalimin e viteve, Juventus dhe Torino kanë konkurruar për ti rrëmbyer supermacinë e qytetit. Histori e vogël e një derbi të madh. Luan dhe Specia- Lacio (15:00) e Inter-Bolonja (20:45).

Bundesliga:

Bajern Mynih-Lajpcig kryesfida e Bundesligës duke nisur nga ora 18:30. Si zakonisht takimet e tjera të javës në 15:30. Frajburg- Gladbah, Eintraht- Dortmund, Këln-Volfsburg, Bielefild-Mainz ndeshjet e sotme.

La Liga:

Sevilja- Real Madrid në 16:15 ndërsa në 21:00 Kadiz- Barcelona. Luajnë dhe Levante- Getafe, At. Madrid- Vajadolid.

Premier League:

Bërnli- Everton, Siti- Fulham, Uest Hem- Mançester Junajtid dhe Çelsi-Lids, janë takimet në ishull. Me skuadrën e David Mojes (Uest Ham) ndaj ish- skuadrës për fitoren e 4 radhazi në Premier.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!