Xhaferi: Dua marrëveshje të re

Shpreh gatishmërine për të marrë të gjitha përgjithësitë që rrjedhin nga një marrëveshje e re që garanton rrugën pa kthim drejt suksesit të KF Vllaznisë.”

Biznesmeni Alban Xhaferi dhe kryetarja e Bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, nënshkruan muaj më parë një kontratë bashkëpunimi për të kthyer Vllazninë në nivele të larta përfaqësimi.

Dora e donatorit i cili së fundi ka deklaruar se është gati të blejë aksionet e klubit shkodran është evidentuar qartë pasi Vllaznia ka arritur 4 fitore (dy në kampionat e dy në Kupë) me një golaverzh të frikshëm 19-0.

Sidoqoftë, tentativa për të ‘injoruar’ sponsorin me skandalin listë-hyrje në ‘Loro Boriçi’, duket se ka hapur një hendek mes Alban Xhaferit dhe administratorit Benjamin Naku.

Xhaferi shkruan se pret dryshimin urgjent për procesin e ri. Kuptueshëm duke ftuar në këtë nismë Këshillin Bashkiak.

Postimi i Xhaferit:

Po punojmë me shumë përkushtim ndonëse në një situatë aspak normale dhe periudhë të shkurtër për të dhënë asistencën tonë në përmirësimin e menaxhimit të KF Vllaznisë në misionin e përbashkët për Rikthimin drejt Suksesit.

E çmoj të domosdoshme që të ndaj me ju tifozët dhe sportdashësit e mrekullueshëm se ridimensionimi i marrëdhënies me Bashkinë e Shkodrës është nevojë urgjente! Ka probleme të thella që nevojiten të adresohen në mënyrën e duhur për të rritur efiçencën dhe performancën e KF Vllaznisë jo vetëm në aspektin sportiv por edhe në aspektin administrativ. Këto të dyja duhet të shkojnë paralelisht në të njëjtën linjë.

Sigurisht që vullneti i palëve është esencial në këtë pike dhe mirëpres përpjekjet e anëtarëve të Këshillit Bashkiak si mbështetje e padiskutueshme ndaj një procesi  të ri.

Shpreh gatishmërine për të marrë të gjitha përgjithësitë që rrjedhin nga një marrëveshje e re që garanton rrugën pa kthim drejt suksesit të KF Vllaznisë.

Sigurisht që një Vllazni e fortë do të thotë jo vetëm performancë e shkëlqyeshme sportive, por edhe administrative në të njëjtën kohë.

Falë mbështetjes që më keni dhënë gjithë këtë periudhë jam i bindur që puna, sakrifica, përkushtimi dhe ndershmëria nuk do të mungojnë asnjëherë për të rikthyer tek Suksesi emrin që na bashkon VLLAZNINË.

Me ndihmën e Zotit. Së bashku do ia dalim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!