Lila: Shqipëria? Meritojmë të jemi një Ligë me lart

Andi Lila kthehet të flasë për futbollin kuqezi. Drejtuesi i Sindikatës së Futbollistëve Profesionistë të Shqipërisë në ‘News 24’ u ndal dhe te shkarkimi i Emanuel Egbosë. “Në vënd të tij do isha larguar sapo fitoi titullin’ thotë kavajasi.

“Ekipi ynë Kombëtar ndodhet në vazon C. Ne meritojmë të jemi në Ligën B. Skuadrat që kemi në grup nuk duhet t’i diskutojmë fare. Nuk duhet të krahasohen fare me ne.

Jam i bindur plotësisht se do të jemi në vend të parë. Duhet të bëjmë llogaritë me Slloveninë, Malin e Zi dhe Maqedoninë, për ndeshjet e marsit. Nuk duhet ta diskutojmë fare vendin e parë. Të kalojmë nga Liga e kombeve, në objektivin madhor që ne duam, ashtu siç bëri Maqedonia që u fut në Europian”.

Ndryshimet- “Në formacionin e sotëm kemi disa futbollistë nga epoka e artë e De Biazit. Ata i dhanë tonin ekipit Kombëtar. Ishin më të mirët në fushë. Ne themi rinovim rinovim, por duhet të jemi të kujdesshëm. Ekipi Kombëtar është i ndjeshëm. Gabimet nuk tolerohen, koha në dispozicion është e shkurtër. Sot pashë mobilizim nga të gjithë çunat. E nisën me një presing të ardhshëm”.

Skema-Me 3-5-2 ke një avantazh shumë të madh në fazën sulmuese sepse je me 5 lojtarë. Ke një ekuilibër si skuadër. Reja është trajner i shkollës së vjetër. Ka trajnuar skuadra shumë të mira në Serinë A. Ekipi po merr fizionominë e trajnerit. Jam shumë optimist. U befasova edhe nga Çepele në ndeshjen ndaj Kosovës”.

Kampionati shqiptar “I përmbahem idesë time personale, kur them se duhet të ketë më shumë lojtarë nga kampionati shqiptar. Duhet që nga Shqipëria të bëjnë bumin e madh. Ka futbollistë shumë të mirë kampionati shqiptar. I sygjeroj t’i hedhin sytë nga kampionati shqiptar. Që t’i risim nivelin kampionatit, duhet të grumbullohen më shumë futbollistë”.

Shkarkimi i Egbosë?”

Të isha unë në vendin e Egbosë do të jepja dorëheqjen kur doli kampion. Jam shumë kurioz ta shikoj Egbonë me një skuadër tjetër, për t’i bërë një vlerësim më real dhe më të kthjellët. Karabecin, Muçën, Ngonë dhe Dokën, nuk duhet t’i hiqte. Duhet të bënin çmos t’i mbanin.  Ishin flamujt e skuadrës. Ky mund të jetë një gabim i klubit”, ndër të tjera Lila.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!