Dovedan, mungesë respekti ndaj homologut

Shpesh teknikët pas ndeshjeve në dekalratat e nxehta për mediat e inetersuara, herë-herë përpos analizës së një 90 minutëshi, bëjnë edhe ndonjë ‘lapsus’.

I tillë ishte rasti i trajnerit të Bylis, Vejlko Dovedan i cili pas evidentimit nga Armando Cungu se skuadra ballshiote në raste të caktuara luajti tej normave të lejuara ndaj Laçit, u përgjigj me një frazë ku qartazi ndihet mungesa e respektit për homologun e tij.

Deklarata e Cungut, ‘Bylis luajti rëndë”. Dhe përgjigja: “Herën tjetër do të pyesim Cungun si do të luajmë” , duket se jemi përpara një ‘лична грешка’ të boshnjakut.

Në fakt duket se Cungu ka patur parasysh rastin Ndreca teksa me atë ndërhyrje horror ndaj G. Rapos, ishte për të kuqe. Por dhe në një monent të dytë falet nga gjyqtari.

Gjithësesi, boshnjaku duket se dje ishte tejet i tensionuar. Tekniku u fokusua gjatë ndeshjes nga kamerat duke fyer me ton të lartë së paku në dy raste. Si në serbo-kroatisht ashtu dhe në shqip. Nuk besoni? Ndiqni pamjet e plota të Supersport dje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!