Ibrahimoviç ‘klas mbi klas’, Lacio çmenduri në Torino

Te Lacio 4 shqiptarë të grumbulluar. Muriqi luajti 56 minuta ndërsa portierët Strakosha dhe Marko Alia por dhe mbrojtësi Angelo Ndreçka, ishin në stol.

Milan marshon në Seria A duke befasur jo vetëm ambientin sportiv rreth globit por dhe vetë drejtusit e klubit me administratorin Gazidhis në krye.

Që prej kohës së Piolit të kërcënuar nga gjermani Ragnick, Milani me një Super Ibrahimoviç në bord, njeh vetëm arritje duke kryesuar Serinë A pas 6 javëve me 16 pikë.
 Zlatan Ibrahimoviç me roveshatë në të 84-tën i dha tri pikët sot formacionit të Piloit ‘legjendar’ .

Ndërkaq, ifektimi me COVID-19 la jashtë disa javë Ronaldon por portugezi kthehet më i fortë te Juvja ndërsa shënon dy herë në fitoren 1-4 ndaj Specias.

Zhgënjen Napoli kur mundet në shtëpi nga Sasuolo 0-2. Fitore e patër e Romës 2-0 ndaj Fiores teksa Torino- Lacio 3-4 i ngjan një uragani me shumë të ‘panjohura’.

Derbi 121 i Xhenovas ndërmjet Spamdorias dhe Xhenovas u mbyll 1-1.

Shifrat sot:

Udineze- Milan 1-2

Torino- Lacio 3-4

Roma- Fiorentina 2-0

Specia- Juventus 1-4

Napoli- Sasuolo 0-2

Sampdoria- Xhenova 1-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!