Berisha superior ndaj… Veselit

SPAL mund Salernitanën dhe bën presion në krye të ‘kadetëve’. Dy lojtarë Kuqezi në fushë.

Berisha kundër Veselit në Seria B i dha buzëqeshje gardianit të portës kuqezi pasi në duelin e sotëm mes SPAL dhe Salernitanës, shifrat teknikë, shkuan për skuadrën vendase nga Ferrara.

Shënoi Valoti në të 6-ën për SPAL dhe në të 41-ën Di Françesko duke vënë në ‘kasafortë’ fitoren për ngjitjen në kuotën e 12 pikëve. Një më pak se Empoli kryesues.

Ndërkaq në takimin e Seria A, Sasuolo-Udineze, përkundër pritshmirive nuk u shënua asnjë gol. Sasuolo e cila vjen në tabelë pas Milanit në vënd të dytë, ka 15 pikë.

Po për javën e 7-të, nesër tri takime: Kaljari- Sampdoria, Benevento- Specia dhe Parma- Fiorentina.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!