Reali bind, fiton Liverpul, Inter për ‘gjynah’ ndaj Parmës

La Liga:

Real Madrid e ka shumë të thjeshtë ndaj Hueska ndërsa pas një supergoli të Hazard, arrin të shënojë dhe tri herë të tjera në fitoren 4-1. Shkëlqen edhe Zhoao Feliks te Atletiko Madrid në përballjen me Osasunën jashtë.

Dy gola personalë dhe një penallti e humbur e kthejnë talentin portugez në protagonist absolut të kësaj skuadre me pretendime shumë të mëdha në La Liga. Bilbao mundi 2-1 Seviljen. Alaves- Barcelona u ndal te barazimi 1-1.

Rezultate:

Real- Hueska 4-1

Bilbao- Sevilja 2-1

Osasuna- Atletiko Madrid 1-3

Alaves- Barcelona 1-1

Bundesliga:

Bajerni i Mynihut dhe Borusa e Dortmundit fituan takimet e orës 15.30 dhe u pozicionuan në krye provizorisht pas 6 javëve në Bundesligë me nga 15 pikë. Lajpcig dështon në transfertë me B’Gladbah, shifrat 1-0 për vendasit.

Rezultate:

Këln- Bajern 1-2

Bielefild- Dortmund 0-2

Augsburg- Mainz 3-1

Eintraht-Verder 1-1

Gladbah- Lajpcig 1-0

Seria A:

Atalanta rikthehet te fitorja në Seria A teksa sot në mesditë kaloi Krotonën e fundtabelës 1-2. Zhgënjen edhe Interi i Kontes tashmë me shumë pikëpyetje për të ardhmen e tij në krye të zikaltërve. Ndaj Parmës në shtëpi, Interi ishte duke humbur deri në shtesë por në fund barazon në Perisiç për 2-2. Bolonja-Kaljari 3:2.

Rezultate:

Krotone-Atalanta 1-2

Inter- Parma 2-2

Bolonja-Kaljari 3-2

Premier League:

Guardiola dhe Lampard mund të qëndrojnë të qetë për këtë javë. Siti dhe Çelsi i fituan takimet ndaj Shefild Utd dhe Bërnlit duke u pozicionuar lart.

Liverpul vuan me Uest Hemin deri në minutat e fundit kur Zhota në të 77-ën gjën avantazhin në fitoren 2-1. Në lojë për Reds që nga e 70-ta Xherdan Shaqiri.

Rezultate: 

Bërnli- Çelsi 0-3

 Shefild Utd- Mançester Siti 0-1

 Liverpul- Uest Hem 2-1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!