Mesi eviton urimin për Maradonën…

E uroi e gjitha bota sportive por jo Lionel Mesi. Bëhët fjalë për Diego Armando Maradonën teksa dje në 30 tetor, mbushi 60 vjeç.

Polemikat ‘jam unë, je ti‘ më i miri i historisë duket e kanë shtyrë ‘pleshtin’ të heshtë. Pa përjashtuar ndonjë ‘kleçkë’ të re.

Tifozët në Argjentinë pas këtij momenti në dukje mosvlerësues nga Mesi për Mardanoën, janë të dyzuar në mendime. Edhe pse në shumicë janë të bindur se mes dy legjendave nuk ka patur kurrë një raport të përkryer.

Në fakt, Kristiano Ronaldo edhe pse në të shkuarën pati një debat në distancë me numrin një në botë si futbollist, Diegon, gjeti kohë për t’ju bashkuar urimëve drejt ‘Pibe D’oro’.

Mesi nuk e bëri. Së paku zyrtarisht kur minimalisht duhej ti kthente ‘urimin’ Maradonës kur 60 vjeçari e uroi në 24 qershor teksa Mesi bëri 33 (Urimi në 23.59′).

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!