Vjerdha: Vllaznia markë e gjithë Shkodrës, rrezikohet zhdukja…

Anëtari i Këllishit dhe ish-karateisti, Arbis Vjerdha në mbledhjen e radhës së Këshillit akuzon të gjithë ata që sipas tij, kanë keqmenaxhuar Vllazninë.

Duke nisur me kryetaren Ademi, ish-administratorin Suad Lici por dhe atë që sapo ka marrë postin e administratorit Benjamin Naku. Edhe sponsori Alban Xhaferi, nuk i shpëton akuzave të këshilltarit.

Ndër të tjera Vjerdha:

100 vjet Vllaznia ka dalë në shitje sa bëjnë 10 apartamente. Doni ta nxirrni në shitje kur për 100 vjetor ra nga kategoria dhe njerëzit i shihje duke qarë. Shiteni, nuk është problem. Problemi është kujt ia shet, po shet markën 100-vjeçare. Vllaznia është marka e gjithë qytetit. Si mund të mos diskutohet se kujt po ia shesim. Duhen vënë klauzola, ndryshe do të rrezikojmë zhdukjen e Vllaznisë nga futbolli.

Administratori i ri, kur ka qenë drejtor i Policisë Bashkiake, është hetuar, përgojuar, përqeshur dhe ka dalë në televizor. Edhe kur është bërë pedagog ka ndërhyrë prokuroria për atë zotëri. Ka diploma false, ka përfituar rrogë më doktoraturë false. Fjalën hajdut e ka zbukuruar aq shumë, si ta bësh gomarin nuse. Por i dalin veshët një ditë. Pra, ikën një hajdut dhe vjen një hajdut tjetër.”

Ndërkaq, ndaj Voltana Ademit në Facebook, Vjerdha rezervon një dedikim:

Kryetare tani ndajė a je me PD-ne apo me Ramen se ti je e vėtmja qe lėvdon Tigrìn (Arben Ahmetaj) kampionin e hajnìse sipas shqup-it.

Hajnìa nen drite te diellit nuk mbulohėt. Kryetare sot u zunė ngùshte te mbròsh te pambrojtshmėn.

Te bej thìrrje mos te ndyhėsh kòt me skandalėt e te tjereve. Fshėhja e vjėdhjes te ben bashkėfajtorė.” – shkruan Vjerdha ne profilìn e tij ne facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!