Milan për suksesin e 26-të, edhe Totenhem në fushë

Milan-Roma në Seria A, Leverkusen- Augsbrug në Bundesligë, Brajton- Uest Bromuiç, dhe Bërnli- Totenhem në Premier League dhe Levante- Selta në LaLiga janë ndeshjet kryesore sot në kampionatet elitare në Europë.

Natyrisht ecuria fantastike e skuadrës italiane të Piolit përgjatë muajvë të fundit, i jep rëndësi të madhe sfidës së sotme Milan- Roma. Nga 12 qershori në Kupë me Juven (Juventus- Milan 0-0) e deri sot, Milan ose ka fituar ose barazuar duke evituar humbjen në 25 takime në të gjitha kompeticionet.

Vemendje edhe te Bërnli- Totenhem. Skuadra e Murinjos po shfaqet mjaft kompetitive dhe një fitore sot do ti jepte një tjetër bonus londinezëve të ‘bardhë’ për tu afruar me dy pikë me kreun që mbahet nga dy ekipet e Liverpulit, Everton dhe Liverpul me 13 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!