Sopoti: Bozha i bashkohet FC Kosovës në Duseldorf

Klajdi Bozha, lë Sopotin për ekipin shqiptar në Duseldorf.

Mesfushori nga Prrenjasi, Klajdi Bozha, pas dy sezonesh i aktivizuar te Sopoti, ka gjetur një ekip të ligave rajonale në Gjermani.

FC Kosova Duseldorf në Kreisliga A të Duseldorfit, është  ekipi ku është federuar  ky futbollist, me numurin 15, i cili karrierën e tij e ka nisur paraprakisht me Domosdovën.

Në muajin korrik të këtij viti, futbollisti Klajdi Bozha, largohet në drejtim të Gjermanisë duke u stacionuar në Duseldorf të Gjermanisë.

Në përbërje të ekipit janë lojtarë shqiptarë nga Shqipëria,Kosova e Maqedonia e Veriut. Me ta dhe portieri Joansen dhe sulmuesi italian Savero Amorozo.

Presidentë të ekipit janë Bujar Neziri e Fatbardh Iliazi,ndërsa stafi teknik përbëhet prej 5 trajnerësh. Mes tyre Hetem Kurtishi, Bujar Neziri dhe Fatbardh Iljazi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!