Kumbulla i shënon edhe Milanit…

Milan-Roma në Seria A, u konsiderua si sfidë e denjë për një ditë jave si e hëna. Kuqezinjtë e Piolit me probleme në organikë pas rasteve me Koronavirus e dëmtime dhe Roma e rilindur e aftë të bëjë keq në çdo fushë.

Gola, spektakël, penallti, dhe një Kumbulla që shënon golin e 3-të për Romën në të 84-tën. I dyti sezonal me Romën. Milan- Roma 3-3

Leverkusen- Augsbrug në Bundesligë pati rivalitet deri sa “aspirinat” kaluan për herë të dytë përpara pasi në fund, shënuan edhe të tretin 3-1.

Brajton- Uest Bromuiç 1-1, dhe Bërnli- Totenhem 0-1 në Premier League.

Levante- Selta 1-1 në LaLiga ishin takimet kryesore sot në kampionatet elitare në Europë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!