Kadiz turpëron Realin në ‘Di Stefano’

Festë e çmendur në Madrid e Kadiz. Skuadra debutuese mund Realin 0-1

Atletiko Madrid nis të marrë formë dhe për të bindur skeptikët, mjafton të shohësh fitoren e sotme (0-2) ndaj Selta Vigos. Fiton në mënyrë surprizë edhe Granada me Seviljen e Lopeteguit 1-0.

Por surpriza e ditës vjen nga ‘Alfredo Di Stefano’ e Madridit aty ku kampionët e Realit, pësojnë humbjen më të papritur të LaLiga-s. I mund Kadiz 0-1 me një gol të shënuar që në minutën e 16′ nga Lozano.

Ndërkaq, sensacionit të këtij takimi pritet ti japë përgjigje sfida e mbrëmjes mes Getafes dhe Barcelonës në 21:00. Një fitore e skuadrës ‘Blaugrana’ do t’i barazonte në pikë (10) të dyja skuadrat e mëdha të La Liga-s.

Shifrat sot:

Selta- At. Madrid 0-2

Granada- Sevilja 1-0

Real Madrid- Kadiz 0-1

Getafe- Barcelona 1:0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!