Raul Gonzales gati të hipë në ‘A’

Raul, shpalli kampion europe Realin në ‘UEFA Youth League 2020’

Ish- legjenda e sulmit të Real Madrid, Raul Gonzales është emri i parë që i vjen Florentino Perez nëse do vendosë të shkarkojë paraprakisht Zinedin Zidan.

Dy humbje radhazi me Kadiz në kampionat dhe mbrëmë në Champions, e kanë trazuar ndjeshëm klubin më të madh në botë, ndaj me shumë gjasa, transferta e Barcelonës këtë fundjavë, do të jetë përcaktuese për francezin e stolit madrilen.

Në fakt, menjëherë pas ndeshjes së mbrëmshme me ukrainasit e Shahtjor Donjesk (2-3) të gjitha mediat spanjolle por jo vetëm, nisën të kryqëzonin trajnerin.

Pjesa e parë në ‘ Veldebebas’ gati poshtëruese për Realin ndërsa e dyta edhe pse pati reagimin nuk dha pikë në fund. “Zidane gati të përshendetet, Raul afër stolit,” shkruante ‘Rosea’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!