Shuhet Vildan Tufi, Ruli mesazh prekës…

‘Mjeshtri i Madh’ Vildan Tufi pas një sëmundjeje të gjatë ka ndërruar jetë. Një ndër sportistët dhe trajnerët më të shquar me kontribut të madh në Shkodër dhe Përfaqësuesën e Atletikës mbylli sytë duke pikëlluar familjen, të afërmit dhe mbarë njerëzit e sportit në Shkodër e Shqipëri.

Tufi i ndjerë, pak muaj më parë mori titullin “Mjeshtër i Madh” nga Presideti i Republikës, ndërsa vetëm pak javë më parë ai u vizitua nga Presidenti Ruli, Sekretari Dionsi dhe miq të tjerë.

Tufi, si trajner është fitues i 80 medaljeve në aktivitetet Kombëtare. Ndërron jetë në moshën 75 vjeçare.

Në një mesazh prekës Presidenti i Atletikës, Gjergj Ruli shkruan:

Atletika sot është në Zi!
Një nga kalorësit e saj, Mjeshtëri i Madh i Punës, njeriu që dhuroi shpresë tek Rinia Shkodrane dhe te ajo Kombëtare sot mbylli sytë nga një sëmundje tejet e lodhëshme. Vepra dhe kujtesa në Sportin Shqiptar do të mbetet në arkivat e çdo sportdashësi. Ai që ka lënë një gjurmë të pashlyeshme në zemrat e tona. Ai do të jetë gjithmonë i qeshur dhe plot jetë në kujtesën tonë. Përulem me dhimbje perpara një kollosit si Vildan Tufi.
U preftë ne paqe Mjeshtri i Madh.
GJERGJ RULI”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!