Edhe ’46’-ta pozitiv

Edhe notarja Federika Pelegrini infektohet nga Koronavirusi.

Rosi:’Do të ndjek këshillat mjekësore dhe shpresoj të shërohem së shpejti “

Valentino Rosi ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19 dhe do të mungojë në garën e fundjavës në Aragon, Spanjë. Ai ka bërë një postim në Twitter, duke shpjeguar të dy rastet e analizave. “Fatkeqësisht në testin e dytë kam rezultuar pozitiv’, thote Doktori.

Për fat të keq sot në mëngjes u zgjova dhe nuk ndjehesha mirë. Ndjeja dobësi dhe kisha një temperaturë të lehtë, ndaj njoftova menjëherë mjekun i cili më ka bërë dy teste. Rezultati i testit të shpejtë PCR ishte negativ, ashtu si testi që kisha bërë të martën. Por i dyti, për të cilin më kanë dërguar rezultatet sot pasdite në orën 16:00, për fat të keq rezultoi pozitiv.

Jam qartësisht shumë i zhgënyer nga fakti se duhet të humbas garën e Aragon. Do të më pëlqente të isha optimist dhe besimplotë, por pres që raundi i dytë në Aragon do të jetë një stop edhe për mua. Jam i trishtuar dhe i zemëruar pasi kam bërë më të mirën për të respektuar protokollet dhe edhe pse testi që kam bërë të martën ishte negativ, jam izoluar që nga mbëritja nga Le Manshi.

Sidoqoftë është kështu dhe nuk mund të bëj asgjë për të ndryshuar situatën. Tani do të ndjek këshillat mjekësore dhe thjesht shpeesoj që të shërohem sa më shpejt”, shkruante Valentino Rosi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!