Ronaldo-Spadafora, kush gënjen?

Ministri italian i Sporteve Vincenco Spadafora iu përgjigj yllit të Juventusit Kristiano Ronaldo pasi sulmuesi sapo u kthye me një avion ‘spitalor’ në Torino dhe tha se rreth tij gënjehet.

35 vjeçari bardhezi, u infektua me COVID-19 teksa ishte në aktivitet me kombëtaren e tij Portugeze në Nations League. me tu kthyer në Torino, Ronaldo u ndesh me akuzat se ai kishte shkelur protokollin shëndetësor.

U ktheva, ndoqa të gjitha protokollet, nuk kisha kontakte me askënd. Kushdo që thotë se kam shkelur protokollin po gënjen’, tha Ronaldo në përgjigje të deklaratës së Spadaforës.

Por beteja mes deklaratave mori një tjetër përgjigje nga ministri Spadafora: “Shkathtësitë dhe fama e një lojtari të caktuar nuk i japin atij të drejtën të jetë arrogant dhe të mos respektojë institucionet dhe të gënjejë. Duhet menduar para se të flasë dhe të udhëheqë me shembull”, tha Spadafora

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!