‘Kategoria Superiore’ në ankand

Liga: “Çdo subjekt i interesuar mund të paraqese oferten e tij brenda datës 23 Tetor 2020, ora 12.00, në adresën Sheshi Italia, Stadiumi “Air Albania”, Kati i 2-të, 1010 Tiranë.”

Liga Profesioniste e Futbollit në kërkim të një sponsori të përgjithëshëm për Kategorinë Superiore, emrin e saj. Ankandi nis me 10 milion lek të rinj….edhe pse topi që nga 12 shtatori, ka mbetur në “baltën” e FSHF-s, vetë Ligës dhe qeverisë.

Postimi:

Liga Profesioniste e Futbollit njofton se po kërkon një sponsor gjeneral për sezonin e ri të Kampionatit Shqiptar “Kategoria Superiore”.

Sponsori Gjeneral përfiton ndër të tjera të drejtën e emrit të Kategorisë Superiore (Superligës) dhe shumë përfitime të tjera të cilat janë pjesë e një pakete të kompletuar sponsorizimi.

Kompanitë e interesuara të paraqesin ofertën e tyre duhet të jenë kompani me imazh dhe reputacion të shkëlqyer në nivel kombëtar dhe/ose ndërkombëtar.

Paketa e sponsorizimit propozohet për sezonin futbollistik 2020/21 me kërkesën e Ligës për një çmim dysheme prej 10 milionë lekësh.

Çdo subjekt i interesuar mund të paraqese oferten e tij brenda datës 23 Tetor 2020, ora 12.00, në adresën Sheshi Italia, Stadiumi “Air Albania”, Kati i 2-të, 1010 Tiranë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!