‘Shkrin’ bojkoti, futbolli pritet të nisë…

Pas zhvillimëve të sotme futbolli në Shqipëri gati të nisë brenda javës së ardhëshme…

Presidenti i Ligës Profesioniste të Futbollit, Edvin Libohova dhe deuputeti i ngarkuar nga qeveria për të negociuar me Ligën, Fidel Ylli, janë takuar sot në kryeqytet.Qëllimi për të rakorduar mendime rreth 4 pikave të Ligës Profesioniste. Sipas Libohovës, gjasat janë që zgjidhja të vijë…

E rëndësishme është që u ulëm në tavolinë dhe folëm për kërkesat. Nga 4 kërkesat që kemi, 3 janë më specifike dhe më të diskutueshme. Ne kemi bërë një propozim, ndërkohë Ministria, së bashku me ekspertët po punon për të bërë një kundërpropozim tjetër dhe për një zgjidhje, diçka që nuk mund t’ia u them dot sot. Është lënë takimi tjetër ditën e martë, për të diskutuar variantet dhe do të vazhdojnë deri sa të gjejmë zgjidhjen.

Me presidentët e klubeve unë do të kem një takim ditën e hënë, për të diskutuar dhe për të vendosur për bojkotin ose fillimin e garës. Qëndrimi i qeverisë? Qeveria ka thënë nëpërmjet deklaratave se gjithçka mund të diskutohet. Prandaj ne do bëjmë prapë takim ditën e martë, për të dalë në një qëndrim, i cili duhet të jetë brenda ligjit dhe kërkesave tona. Në këtë takim kishte vetëm përfaqësim nga Liga.”, u shpreh Libohova. Për ta raportuar ‘Panorama Sport’.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!