Futbolli mbetet në bojkot…

sportiim2

Nuk ka futboll dhe me gjasë viti i pazakontë me pandemi globale duket se për Shqipërinë futbollistike do të shënojë një edicion ‘pandemie futbollistike’.

Edvin Libohova kreu i Ligës Profesioniste, thotë pas takimit të sotshëm se bojkoti do të vijojë në futbollin shqiptar.

E gjitha rodhi pas një tjetër takimi në ambinetet e ‘Air Albania Stadium’ sot me krerët e klubëve të Superiores, praninë e Shulkut, Sekretar të Përgjithëshem dhe Shefit të Garave, Sulejmani.

“Pas diskutimeve u vendos që të vazhdojnë, deri në momentin e zgjidhjes së kërkesave. Jemi në pritje të një takimi me qeverinë. Vendimi për të vazhduar bojkotin ishte unanim”, tha Libohova.

?>